LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: Rruga e Kosovës drejt BE-së me mirëbesim dhe zbatim të të gjitha zotimeve nga dialogu

Hovenier: Rruga e Kosovës drejt BE-së me mirëbesim dhe zbatim të të gjitha zotimeve nga dialogu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka deklaruar se rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Hovenier i ka bërë këto komente në konferencën për 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temë “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes” e organizuar nga Universiteti i Prishtinës së bashku me Universitetin e Arkansasit të SHBA-së, ku theksoi se presin zbatim të plotë të të gjitha zotimeve që ka marrë Kosova në kuadër të dialogut.


Ai shtoi se SHBA përsërit shumë qartë vizionin e tyre për një Evropë të tërë të lirë dhe në paqe, e ku shumë qartë edhe Kosova.

“25 vjet më parë bota dëshmoi një fushatë të tmerrshme të spastrimit etnik të kryer nga regjimi monstruoz këtu në Kosovë… Ne kishim shteruar të gjitha përpjekjet dhe rrugët diplomatike për t’i dhënë fund brutalitetit të regjimit të Millosheviqit, dhe siç tha presidenti Clinton më 23 mars 1999, një ditë para se NATO të fillonte operacionin Forcat Aleate ‘Nëse presidenti Millosheviq nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm të kufizojmë aftësinë e tij për të bërë luftë në Kosovë’.

Operacioni Forca Aleate hapi rrugën për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të krijuar kushte për kthimin e refugjatëve të të gjitha etnive që e quajnë Kosovën shtëpi. Ne e pranojmë dhe shprehim vlerësimin tonë për përkushtimin dhe sakrificat e NATO-s, këtu gjatë 25 viteve të fundit dhe ndërsa përkujtojmë trimërinë e atyre që qëndruan kundër spastrimit etnik dhe atyre që vazhdojnë të ruajnë paqen sot, ne përsërisim shumë qartë vizionin tonë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe. Dhe kjo është një Evropë që përfshin shumë qartë Kosovën”, ka thënë Hovenier.

Ai shtoi tutje se nuk ka rrugë tjetër në integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja, dhe konkretisht Kosova ka bërë zbatim të plotë të të gjitha zotimeve në kuadër të dialogut.

“Rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, nuk ka rrugë tjetër, dhe konkretisht mirëbesim dhe zbatim të plotë të të gjitha zotimeve që ka marrë Kosova në kuadër të dialogut…

Ne shikojmë nga kjo qeveri ashtu siç kemi kërkuar nga të gjitha qeveritë e mëparshme të Kosovës që të punojnë në partneritet me ne, ndërsa ne vazhdojmë në përpjekjet tona së bashku për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, të begatë, multietnik dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor…

Më shumë se 25 vjet që nga Operacioni i Forcave Aleate dhe pothuajse 25 vjet nga Çlirimi i Kosovës, populli i Shteteve të Bashkuara ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë krenar të qëndrojë krah për krah me popullin e Kosovës”, ka shtuar Hovenier.

Në këtë konferencë u lëshuar edhe një video e Wesley Clark, komandant suprem i aleatëve në Evropë i NATO-s gjatë viteve 1999-2000. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori