LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ura mbi Drinin e Bardhë paraqet rrezik për qarkullim, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim

Hoti: Ura mbi Drinin e Bardhë paraqet rrezik për qarkullim, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim

Dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj kanë vizituar urën mbi Drinin e Bardhë në Rugovë të Hasit.

Hoti ka deklaruar se kjo urë paraqet rrezik për qarkullim, dhe se deri tani Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, transmeton Telegrafi.


Sipas Hotit, Qeveria ka bllokuar edhe disa projekte kapitale në Kosovë.

“Ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit është dëmtuar nga reshjet në janar 2021. Sipas komisionit të Ministrisë së Infrastrukturës, ura paraqet rrezik për qarkullim. Bashkë me deputetin z. Driton Selmanaj dhe anëtarët e degës së LDK-së në Gjakovë pamë se asnjë veprim nuk është ndërmarrë deri më sot. Para se të jetë vonë edhe një herë bëj thirrje të trajtohet me prioritet ky rast”.

Ai ka deklaruar se është e pakuptueshme bllokada e projekteve kapitale në gjithë Kosovën: autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, rruga për Mitrovicë, rruga për Gjakovë, rruga Xërxë-Rahovec e shumë projekte të tjera.

Deputeti ka pohuar tutje se “dëmet për qytetarë dhe për ekonominë nga vonesa në këto projekte të mëdha janë së paku tri herë më të mëdha se kostoja e këtyre projekteve, një shifër që shkon në 1 miliard euro”.

“Tanimë është e qartë se kjo qeveri nuk i ka prioritet këto projekte dhe nuk do t’i kryejë në mandatin e mbetur prej një viti e gjysmë. Kjo shihet edhe nga raporti i buxhetit për periudhën janar-mars 2023, ku pothuajse të gjitha projektet kapitale janë me shpenzime zero. Për më tepër, jo vetëm që nuk i shpenzon mjetet e veta, por qeveria i ka bllokuar edhe shumë projekte të komunave duke mos ua bartur mjetet vetanake”, thotë Hoti. /Telegrafi/