LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Do ta rrisim transparencën përmes avancimit të prokurimit publik elektronik

Hoti: Do ta rrisim transparencën përmes avancimit të prokurimit publik elektronik

Zëvendësministri në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do tw rritet transparenca duke e avancuar prokurimin publik elektronik.

Ai kwto komente i ka bwrw pas takimit me kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Osman Vishaj.


“Diskutuam për ecurinë dhe avancimin e procesit të transparencës të Prokurimit Publik i nisur në vitin 2015 nga Qeveria Mustafa. Do të angazhohemi të avancojmë më tutje sistemin e prokurimit publik, në veçanti prokurimin elektronik dhe efikasitetin e zbatimit të kontratave”, ka njoftuar Hoti.

Prokurimi publik në Kosovë për vite me radhë në raportet vendore dhe ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit në vend.

Një vlerësim i tillë ishte dhënë vazhdimisht në raportet e progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

Prokurimi elektronik nuk eliminon korrupsionin
Lexo po ashtu Prokurimi elektronik nuk eliminon korrupsionin

Parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të prokurimit publik ishte thënë se kanë krijuar probleme të mëdha edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/