Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes pesë pikave ka treguar se çfarë veprimesh duhet ndërmarrë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës.
Hoti thekson se institucionet ndërkombëtare dhe aleatët me të drejtë e kanë cilësuar këtë sulm si akt terrorist, por tani duhet me ngulm të kërkohet përgjegjësi nga Serbia në ndjekjen dhe dorëzimin e terroristëve.
“1 Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën që shkoi nuk mund të cilësohet si sulm i një grupi të individëve të radikalizuar. 2.Armatimi i konfiskuar dhe sjellja e grupit terrorist dëshmojnë për një sulm terrorist të përgatitur profesionalisht, të cilën gjë mund ta bëjnë vetëm strukturat shtetërore të Serbisë. Nëse kjo nuk qëndron, atëherë Serbia është shtet i dështuar ku mbizotërojnë struktura të armatosura kriminale. 3.Institucionet ndërkombëtare dhe aleatët me të drejtë e kanë cilësuar këtë sulm si akt terrorist, por tani duhet me ngulm të kërkohet përgjegjësi nga Serbia në ndjekjen dhe dorëzimin e terroristëve. 4.Institucionet e rendit dhe ligjit të Kosovës, në bashkëpunim me aleatët, duhet të ndërmarrin operacione të gjera të kontrollit për të zbuluar të gjithë rrjetin terrorist”, shton ai.
Deputeti po ashtu ka shkruar se “hetimi penal dhe gjykimi i personave të përfshirë në këtë akt terrorist duhet të bëhet sipas ligjit vendor, në respektim të konventave ndërkombëtare përkatëse, me transparencë maksimale, duke i informuar në vazhdimësi akterët ndërkombëtarë të sigurisë që operojnë në Kosovë dhe duke i ftuar ata ta përcjellin gjithë procesin e hetimit dhe gjykimit”.
Policia e Kosovës u sulmua nga grupe terroriste më 24 shtator, ku u vra polici Afrim Bunjaku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit