LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Pakoja fiskale 2 do të funksionalizohet

Hoti: Pakoja fiskale 2 do të funksionalizohet

Ministri në detyrë i Financave në detyrë Avdullah Hoti dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu sot u takuan me përfaqësuesit e bizneseve, ku u diskutua për nevojën dhe avancimin e dialogut me bizneset.

Kryetari i OAK Safet Gërxhaliu tha se edhe përkundër asaj që politika në Kosovë është stërngarkuar ekonomia meriton të trajtohet dhe ta ketë vendin e vet.


Ai foli edhe për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Trieste të Italisë do të marrin pjesë 140 biznese nga Evropa Juglindore.

“Politika duhet të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik”, theksoi Gërxhaliu.

Ndërsa ministri në largim Avdullah Hoti tha se është për të folur për lëvizjen e Qeverisë për Pakon Fiskale 2, e cila në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të jetë në rend dite dhe të jetë në funksion të bizneseve dhe përmirësimin e ambientit për të bërë biznes.

Hoti tha se situata aktuale politike nuk duhet ta lë anash ekonominë dhe bizneset.

Sipas tij në Samitin e Berlinit Kosova si palë e rëndësishme do të nënshkruajë memorandumin për investime.

Hoti në këtë takim ka përmendur edhe udhëzimin administrativ për naftëtarë ndërsa bëri thirrje subjekteve politike që t’i formojnë inistitucionet.

“Ne si LDK do të respektojmë organet kushtetuese për këtë çështje në mënyrë që të ecet përpara për të bërit biznes”, tha Hoti. /Telegrafi/