LAJMI I FUNDIT:

Honda largohet nga Vitesse pas vetëm gjashtë javësh

Honda largohet nga Vitesse pas vetëm gjashtë javësh
Keisuke Honda (Foto: Robert Cianflone/Getty Images)

Keisuke Honda është larguar nga Vitesse Arnhem vetëm gjashtë javë pasi kishte nënshkruar me klubin holandez.

Futbollisti japonez i kishte lutur shumë klube, duke përfshirë edhe Milanin dhe Manchester Unitedin, që ta transferonin dhe më në fund gjeti një klub.


Zyrtare: Honda transferohet te Vitesse
Lexo po ashtu Zyrtare: Honda transferohet te Vitesse

Mirëpo, qëndrimi i 33-vjeçarit te Vitesse nuk ka zgjatur, pasi ai ka vendosur që të largohet.

View this post on Instagram

👍 #vitesse

A post shared by Keisuke Honda (@keisukehonda) on Dec 14, 2019 at 1:20am PST

“Kur erdha këtu, misioni im ishte që ta ndryshoja situatën. Nuk ia arrita. (Trajneri) Leonid Slutskiy u largua nga klubi. Ndihem përgjegjës për këtë”.

“Prandaj, mendoj se nuk do të luaj këtu gjatë dimrit. I falënderoj të gjithë, bashkëlojtarët dhe tifozët, ata u kujdesën mirë për mua”, ka deklaruar Honda me rastin e largimit. /Telegrafi/