LAJMI I FUNDIT:

“Home Sweet Home” në Prishtina International Film Festival!

“Home Sweet Home” në Prishtina International Film Festival!

Prodhimi më i fundit filmik i Kosovës dhe Maqedonisë, filmi i metrazhit të gjatë ‘Home Sweet Home’, i skenaristit Zymber Kelmendi me regji të Faton Bajraktarit dhe producent Trim Musliu, do të shfaqeët për herë të parë në PriFest.

Filmi tregon historinë e Agronit, një luftëtari të shpallur i vrarë ne luftë. Rrugët mbajnë emrin e tij, shkolla e qytetit po përuron shtatoren e re në nder të rënies së tij heroike, por ka vetëm një problem: Agroni është gjallë!


Filmi është prodhim i vitit 2016 dhe ka mbledhur në kastin e tij emra të njohur, si: Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Lea Qosja, Mona Mustafa dhe Albin Bajraktari.

Filmi është bashkëprodhim i shtëpive filmike Cineproduction nga Kosova dhe Arnel Production nga Maqedonia.

“Home Sweet Home” do jetë pjesë e programit “Special Screenings” gjatë Prishtina International Film Festival dhe do shfaqet me 25 prill, në orën 20:00, tek Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë ish “Boro e Ramizi”.

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
TI

TI

Poezi
Teatri jeton i vdekur, poezia vdesë duke jetuar

Teatri jeton i vdekur, poezia vdesë duke jetuar

Kulture
Rrëfimi

Rrëfimi

Kulture
DEMOKRACIA

DEMOKRACIA

Poezi
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
Kalo në kategori