LAJMI I FUNDIT:

Holanda ndan 350 milionë euro për Ukrainën – çfarë municione të fuqishme do t’i dhurohen Kievit

Holanda ndan 350 milionë euro për Ukrainën – çfarë municione të fuqishme do t’i dhurohen Kievit

Holanda ka ndarë 350 milionë euro për municionet e aeroplanëve luftarakë F-16 dhe dronët e avancuar të zbulimit, të cilët do t’i dhurohen Ukrainës.

Kështu ka deklaruar ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren sonte në Kiev, ku ajo kishte shkuar për tu “solidarizuar” me ukrainasit.


Ministrja gjithashtu tha “se me 150 milionë euro do të blejmë raketa tokë-ajër që mund të lëshohen nga F-16”, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë “për dronët e vëzhgimit”.

Danimarka, Holanda dhe SHBA-ja shumë shpejt do t’i dorëzojnë ukrainasve të parin nga dhjetëra aeroplanët F-16.

Ollongren tha se fillimisht danezët do t’ia dhurojnë një aeroplan ukrainasve dhe më pas holandezët, shkruan skynews.

E para për këtë vit, SHBA-ja ndan 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Lexo po ashtu E para për këtë vit, SHBA-ja ndan 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

“Kam shumë besim se ne do të fillojmë dërgimin e F-16 këtë verë”, tha ajo dhe shto se “pra, në gjysmën e dytë të vitit F-16-të holandezë do të shkojnë në Ukrainë”.

Në total, Holanda ka ndarë mbi 2.63 miliardë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën që nga nisja e luftës me Rusinë. Dy miliardë euro të tjera do t’i jepen gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori