LAJMI I FUNDIT:

Holanda fiton në fund ndaj Norvegjisë, siguron biletën për Katar 2022

Holanda fiton në fund ndaj Norvegjisë, siguron biletën për Katar 2022

Holanda ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Norvegjisë, duke marr vendin e parë në grup dhe duke siguruar kualifikimin për Katar 2022.

Tulipanët kishin raste pa fund në pjesën e parë, por asnjërën nuk arritën ta konkretizonin.


Arnaut Danjuma dhe Memphis Depay kishin nga dy raste secili, por pa sukses.

Në pjesën e dytë Holanda mendonte edhe ta mbronte rezultatin, duke mos rrezikuar para shumë.

Goli erdhi në minutën e 84-të, kur Danjuma asistoi te Steven Bergëijn që shënoi për 1-0.

Në kohën shtesë Holanda shënoi edhe një herë me Depay për 2-0 për të hipotekuar fitoren.

Holanda zuri vendin e parë në grup, ndërsa vendin e dytë doli Turqia që do të luajë në play-off. /Telegrafi/