LAJMI I FUNDIT:

Historia interesante e Jamesit, futbolli i erdhi ‘dhuratë’ nga mafia

Historia interesante e Jamesit, futbolli i erdhi ‘dhuratë’ nga mafia

Blerja më e re e kampionëve gjermanë, James Rodrigez, ka marrë pjesë në stërvitjen e djeshme me skuadrën duke shfaqur një performancë mbresëlënëse në sytë e teknikut italian Carlo Ancelotti. Mirëpo kolumbiani i detyrohet një prej mafiozëve më të njohur të vendlindjes lidhur me gjenezën e tij si një lojtar profesionist.

Njeriu i cili e ftoi Jamesin në kohën kur ai ishte 14 vjeç në skuadrën e Envigados ka qenë një prej krerëve më të famshëm të karteleve të Pablo Escobarit, Gustavo Upegui.


Këtij të fundit talenti i jashtëzakonshëm i James Rodrigez i ka bërë mjaft përshtypje për një fëmijë të moshës 11- vjeçare.

Kolumbiani me fanellën e Envigados

Në atë kohë, Upegui e fton kolumbianin në stërvitjen e skuadrës së Envigados. Në moshën 14-vjeçare ai ia doli mbanë më së miri të përfundonte startin e tij si lojtar profesionist. Menjëherë pas kësaj, James Rodrigez u vlerësua si një prej talenteve më të mirë botërorë, duke tërhequr interesin e shumë klubeve të nivelit të lartë.

Pikërisht në momentin kur kolumbiani ishte në hollin e yjeve, për kreun e njohur të mafies, Gustavo Upegui, kishte ardhur fundi, pasi në vitin 2006 ai u qëllua nga policia kolumbiane, duke humbur talentin e vetëm të cilin ai e rriti në rrugën e duhur për ta bërë atë një nga lojtarët më të mirë të futbollit, si dhe një yll i cili është i etur për tituj.

Mafiozi Gustavo Upegui

Pas disa kohësh, babai i James, Huan Carlos, ka zbuluar se nga çdo person tjetër, Upegui ishte i vetmi që besoi në familjen Rodriguez dhe në talentin e djalit të tyre, i cili u bë një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit evropian, transmeton Panorama.

James u bashkua me Bayernin për një huazim dyvjeçar nga spanjollët e Realit të Madridit, ku për kartonin e tij bavarezët do të paguajnë në fund të huazimit shumën prej 47 milionë eurosh.

James në debutimin e tij me Bayernin

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori