LAJMI I FUNDIT:

Historia e polakut që ishte më i mirë se Robert Lewandowski – nga blerja më e shtrenjtë në histori të CSKA Moskës, përfundoi i dehur në rrugët e Varshavës

Historia e polakut që ishte më i mirë se Robert Lewandowski – nga blerja më e shtrenjtë në histori të CSKA Moskës, përfundoi i dehur në rrugët e Varshavës

Polaku Dawid Janczyk ishte i destinuar të ishte një nga lojtarët më të mëdhenj të dekadës, por alkoolizmi e shkatërroi dhe përfundoi duke humbur një talent të madh.

Në vetëm 17 vjeç, Janczyk kishte bërë tashmë debutimin e tij për Legian dhe ishte golashënuesi i tretë më i mirë i ekipit, me pesë gola në ligën polake. Besimi tek ky lojtar i ri ishte aq i madh sa Legia vendosi të vendoste në qendër të projektit.


Lewa në anën tjetër u transferua nga divizioni i tretë polak, klubi Znicz Pruskow, duke shënuar 36 gola, te Lech Poznan, ku shënoi 32 gola. Më pas ai do të kalonte te Borussia Dortmund dhe historia tashmë dihet.

Janczyk mori drejtimin e skuadrës polake në Kampionatin Botëror të vitit 2007 në Kanada, ku edhe ai kontribuoi me golat e tij dhe u zgjodh në mesin e ekipit ideal të turneun.

Muaj më vonë ai u tundua nga Chelsea i Jose Mourinhos, ku ishte në provë, por lojtari vendosi të kthehej në Poloni për një arsye kurioze: “Ata më donin dhe më kishin ofruar një kontratë, por më pas ndodhi diçka në Poloni. ishte një tragjedi për ne: vdiq Papa Gjon Pali II. Unë isha 17 vjeç dhe shumë fetar, e gjeta veten shumë vetëm, i ri dhe më duhej të shkoja në shtëpi”.

Abramovich i ofroi një biletë kthimi, por Janczyk nuk donte të shkonte. CSKA e Moskës përfundimisht do ta blinte tij për 4 milionë euro, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në futbollin polak.

Por pikërisht në Rusi filloi rënia e Janczyk. “Unë mund të pija një fuçi të tërë alkooli të fortë dhe në mëngjes të isha normal në stërvitje. Askush rreth meje nuk dinte për problemet e mia”, rrëfeu ai në autobiografinë e tij.

Ai nuk pati shumë mundësi te CSKA, ndaj u huazua në futbollin belg, ku mbrojti ngjyrat e Lokeren. Në sezon e parë luftoi për të qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit, por u tejkalua nga Romelu Lukaku.

Më pas ai u huazua te Germinal Beerschot, ku trajneri i tij e akuzoi atë si joprofesionist. I rikthyer në CSKA ai vazhdoi me problemet e tij derisa i mbaroi kontrata.

Në Poloni ai ra në koma alkoolike, pastaj u shtrua në një spital psikiatrik. Në vitin 2016 ai mbërriti te Sandecja Nowy Sacz, në Kategorinë e Dytë polake, por luajti vetëm 8 ndeshje.

“Alkooli më shkatërroi jetën. Nëse mund të ndryshoja diçka, do të ishte të mos shkoja në CSKA. E urreja të pija, por atje isha vetëm, nuk kisha njeri, nuk po luaja dhe nuk kisha çfarë të bëja tjetër. Vodka kishte kudo. Nuk doja të dilja dhe të pija. Blija alkool dhe shkoja në apartament për të pirë me pizhame. Doja të shkoja në Spanjë, kisha oferta nga Atlético Madrid, Sevilla dhe Real Betis, por Legia preferoi të më shesë te CSKA”.

“Mendoj se çdo ditë nëse do të kisha shkuar në Spanjë sot jeta ime mund të ishte ndryshe. Ndoshta, në vend që të tregoja për kujtimet e mia se si po luftoj kundër vodkës, do të tregoja sa bukur ishte të isha kampion në Evropë”, ka thënë ai në librin e tij.

Në vitin 2019 ai u bë viral për disa foto në të cilat shfaqet i dehur i shtrirë në rrugë, duke u ndihmuar nga kalimtarët, ndërsa në vitin 2021 u publikua një video në të cilën ai këndonte brenda një makine dhe thoshte: “Jam i dehur dhe jam mirë “. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori