I dënuari me 25 vite burg për vrasjen e një ushtari rus në Kosovë dhe vepra të tjera është kthyer sërish në Burgun e Dubravës, prej të cilit ishte arratisur disa herë. Por, këtë herë me dëshirën e tij.
36 vjeçari nga Skenderaj është transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në atë të Dubravës për të vazhduar shkollimin.
Ai gjendet në vuajtje të dënimit që nga janari i 2007-ës, derisa sipas zyrtarëve të SHKK-së, lirimi përfundimtar i tij parashihet të bëhet më 22 shtator 2031.
Shkollës së Mesme Teknike në Burgun e Dubravës nga e marta do t’i shtohet edhe një nxënës i ri. Bëhet fjalë për 36 vjeçarin nga Skenderaj, Faton Hajrizi, i cili është i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e një ushtari rus në Kosovë dhe vepra të tjera.
Pas më shumë se gjashtë muajsh pritje, atij i është aprovuar kërkesa për shkollim.
Ai është transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në atë të Dubravës, për të vazhduar shkollimin që i kishte mbetur në gjysmë kur ishte vënë pas prangave.
Në Shërbimin Korrektues të Kosovës deklarojnë se Hajrizi do t’i ndjek mësimet në Shkollën e Mesme Teknike “Rudina”, që është paralele e ndarë e Shkollës së Mesme Teknike,” Mithat Frashri” në Gurrakoc.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi i ka thënë Gazetës Express se Hajrizi është transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dubravë për të vazhduar shkollimin.
“Mësimi i rregullt në Shkollën e Mesme Teknike “ Rudina” në QK Dubravë, paralele e ndarë e Shkollës së Mesme Teknike,” Mithat Frashri” në Gurrakoc, do të filloj me date: 02.09.2019, dhe personi në fjalë do ta filloj shkollimin në Qendrën Korrektuese Dubravë”, ka thënë ai.
Në këtë institucion deklarojnë se Hajrizi nuk ka pasur ndonjë shkelje disiplinore gjatë muajve të fundit.
“Personi në fjalë është transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në QK Dubravë, pikërisht për vazhdimin e shkollimit. Ka ardhur pa ndonjë shkelje disiplinore në muajt e fundit dhe prej kohës që është transferuar në QK Dubravë vazhdon t`i ketë sjelljet e mira”, thuhet në përgjigjet e SHKK’së.
Ndryshe, shkollimi i të burgosurve është i rregulluar edhe me Ligj. Në bazë të nenit 83, të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, personi i dënuar ka të drejtë në shkollim fillor dhe të mesëm në pajtim me ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa sipas Ligjit për Arsim, secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor.
Faton Hajrizi është i dënuar për vrasje. Ai kur i kishte vetëm 15 vjeç kishte vrarë një ushtar rus në Kosovë. Ia kishte marrë armën atij dhe e kishte qëlluar.
Vrasjen kishte thënë se e kishte kryer pasi që ishte ofenduar nga ushtari rus. Kishte shpjeguar se vrasja kishte ndodhur pasi të njëjtin e dëgjoi duke folur në gjuhën serbe, derisa kishte shkuar që ta falënderonte me idenë se ishte ushtar amerikan.
“Unë shkova duke menduar që është ushtar amerikan dhe thash të shkoj ta falënderoj për kontributin në Kosovë. Ai ia nisi me fol serbisht dhe u shtymë me llafe dhe ia mora armën dhe e vrava”, kishte thënë Hajrizi.
Për këtë dhe krime tjera, tash 36 vjeçari nga Skenderaj është i dënuar me 25 vite burgim. Ai është në vuajtje të dënimit për herë të dytë që nga 13 janari i 2007’ës, derisa lirimi përfundimtar i tij parashihet të bëhet më 22 shtator 2031.
Ndryshe, numri i personave që aktualisht gjenden prapa grilave në vuajtje të dënimit shkon në rreth 1 mijë e 600 të burgosur.
Secili prej tyre i kushton buxhetit të shtetit më të varfër në rajon rreth 28 euro në ditë, shifër kjo që deri në fund të vitit arrin në mbi 10 mijë euro.
Ndërsa, sipas një përllogaritjeje për të gjithë të burgosurit, vendi harxhon për një vit më shumë se 15 milionë euro. Ndërsa në tri vjetët e fundit janë shpenzuar afër 45 milionë euro nga kuleta e shtetit për këtë qëllim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel