LAJMI I FUNDIT:

Histori e pabesueshme e dashurisë: Pas tetë muajve romance, stjuardesa ia dhuroi veshkën dhe i shpëtoi jetën Niki Laudës

Histori e pabesueshme e dashurisë: Pas tetë muajve romance, stjuardesa ia dhuroi veshkën dhe i shpëtoi jetën Niki Laudës
Niki Lauda dhe Brigit Wetzinger (Foto by Johannes Simon/Getty Images/Guliver)

Kampioni i trefishtë i Formula 1, legjendar Niki Lauda, vdiq të martën në moshën 71-vjeçare.

Austriaku kaloi momentet e fundit të jetës me bashkëshorten e tij të dashur, Birgit Wetzinger.


Edhe pse kurrë nuk i pëlqente të zbulonte detaje rreth jetës private në publik, ai dikur u zbuloi gazetarëve se si ajo i kishte shpëtuar jetën në vitin 2005.

Ish-piloti i garave me vetura të shpejta ishte në lidhje romance me stjuardesën e avio-kompanisë që vetë e themeloi, Air Luada. Ajo ishte atëherë vetëm 26 vjeçare gjersa Niki kishte plotë 56 vite. Megjithëse ishte periudhë e shkurtër kur ishin njoftuar, ajo vendosi t’i dhuronte veshkën e saj.

Gjegjësisht, transplantimi i mëparshëm i organeve dështoi. Në vitin 1997, vëllai Florian i dhuroi atij një veshkë, por trupi i tij e hodhi poshtë. Lauda zbuloi se djali i Lucas po bënte teste, por doli se ai nuk mund të ishte një donator dhe pastaj e dashura e tij, Brigit i ofroi ndihmë.

“Brigit tha se do të bënte testin, kështu që e pyeta përse dhe ajo u përgjigj sepse donte ta bënte këtë. I thashë asaj se sapo kishim filluar lidhjen dhe nuk desha të sakrifikonte kaq shumë për mua. Por, veshka e saj ishte ideale për transplantim”, zbuloi një herë në Lauda.

Brigite nuk ishte e frikësuar, ajo thjesht e bëri atë. “Po e bëj për ty sepse unë të dua”, mësohet t’i kishte thënë zeshkania.

Pas disa muaj përgatitjesh, Lauda ishte lutur që transplatimi të ishte i suksesshëm pasi që ishte i frikësuar. Ai u lehtësua kur gjithçka shkoi mirë.

Niki Lauda, kampion i botës në Formula 1: Një jetë shumëngjyrëshe në botën e veturave të shpejta
Lexo po ashtu Niki Lauda, kampion i botës në Formula 1: Një jetë shumëngjyrëshe në botën e veturave të shpejta

Në vitin 2008, Lauda dhe Brigit u martuan në një ceremoni sekrete në Vjenë. Vetëm miqtë më të afërt dhe anëtarët e familjes morën pjesë në dasmë. Nga martesa e lumtur, çift mori ka dy fëmijë, binjakët Mia dhe Max. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Kalo në kategori