LAJMI I FUNDIT:

Hipokrizia e Edi Ramës, katër vite më parë i shpërndante fotot e Xhakës dhe Shaqirit me qejf, sot thotë krejt diçka tjetër

Hipokrizia e Edi Ramës, katër vite më parë i shpërndante fotot e Xhakës dhe Shaqirit me qejf, sot thotë krejt diçka tjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk reagoi fare për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë dhe për këtë ka dhënë arsyet e veta.

I pari i qeverisë shqiptare gjatë një prononcimi për media u shpreh se nuk është kryeministër i Zvicrës dhe kjo ishte arsyeja që nuk reagoi.


Ai madje goditi edhe kryeministrin kosovar Albin Kurtin që kishte reaguar, duke thënë se po të reagonte ky do t’i fryente zjarrit të një nacionalizmi qesharak dhe të rrezikshëm.

“Pse të flisja? Nuk jam kryeministri i Zvicrës”, ishte përgjigja fillestare e Ramës.

“Do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak dhe të rrezikshëm. Më falni për shprehjen. Nuk është e nevojshme. Kush e bën këtë nuk bën gjënë e duhur”.

“Është për të ardhur keq si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë qytetarë të nderuar të denjë të atij shteti që për shkak të kombësisë të tyre të përdoren si mish për top për lojë luftërash ballkanike”.

“Sa i takon pjesës së sanksioneve i përkasin politikës së FIFA-s që është tejet strikte. Më duket e tepruar të hyjë në detaje pasi të gjithë kanë të drejtë të manifestojnë sipas dëshirës”, përfundoi kryeministri shqiptar.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas fitores së Zvicrës 3-2 ndaj Serbisë me golin e Xherdan Shaqirit reagoi shkurtimisht. “Serbia nuk kalon, urime Zvicrës”, shkroi Kurti duke publikuar foton e dy futbollistëve më të mëdhenj shqiptar Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.

Përkundër se tani nuk reagoi fare, katër vite më parë Rama dukej i lumtur me festën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës me golat e shënuar pikërisht ndaj Serbisë në Kupën e Botës së zhvilluar në Rusi.

Rama edhe në atë kohë ishte kryeministër i Shqipërisë, por duket se ka marrë kritika nga homolgu serb për foton e publikuar të dy futbollistëve që po e bëjnë krenar çdo shqiptar.

“Foto e ditës” kishte shkruar Rama më 22 qershor të vitit 2018 me dy figura duke qeshur, teksa në foto ishin Xhaka e Shaqiri duke bërë shqiponjën me duar pas golave të shënuar ndaj serbëve.

A ishte në 2018 Rama kryeministër i Zvicrës që reagoi? A i frynte zjarrit të një nacionalizimi qesharak dhe të rrezikshëm në vitin 2018? Apo vetëm tani nuk bën të komentohet suksesi i dy djemve shqiptarë që gjithmonë kanë lartësuar dhe treguar rëniet e tyre shqiptare.

Gjithsesi tani jemi në një botë tjetër dhe mund të shihen edhe postimet e të kaluarës, si ai i Ramës në vitin 2018 me dy futbollistët shqiptarë Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin kur gjunjëzuan për herë të parë serbët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori