LAJMI I FUNDIT:

Hilaria Baldwin është shtatzënë, në pritje të fëmijës së shtatë me bashkëshortin Alec Baldwin

Hilaria Baldwin është shtatzënë, në pritje të fëmijës së shtatë me bashkëshortin Alec Baldwin
Alec dhe Hilaria Baldwin

Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria Baldwin, janë në pritje të fëmijës së tyre të shtatë së bashku.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, saktësisht Instagram.


Videoja në fjalë shfaq çiftin të emocionuar së bashku me gjashtë fëmijët e tyre: vajzat Maria Lucia Victoria , 13 muajsh dhe Carmen Gabriela , tetë vjeçe, dhe djemtë Rafael Thomas., gjashtë vjeç, Leonardo Angel Charles , pesë vjeç, Romeo Alejandro David, tre vjeç dhe Eduardo “Edu” Pao Lucas , 18 muajsh.

Alec është gjithashtu baba i vajzës 26-vjeçare Ireland Baldwin, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten, Kim Basinger.

Në klip, Hilaria ulet në dysheme, ndërsa Alec bie në gjunjë pranë saj dhe fëmijët e tyre buzëqeshin për kamerën.

Alec Baldwin në përkrahje të Chris Rock pas shuplakës së Will Smith në “Oscars 2022”
Lexo po ashtu Alec Baldwin në përkrahje të Chris Rock pas shuplakës së Will Smith në “Oscars 2022”

“Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe: një tjetër Baldwinito do të vijë këtë vjeshtë”, ka shkruar Hilaria krahas klipit.

“Ne ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi përtej të lumtur me këtë befasi. Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve – siç mund ta shihni, ata janë shumë të emocionuar”, vazhdoi ajo.

Lajmet për shtatzëninë e Hilarias vijnë pasi ajo pësoi një abort dhe një humbje shtatzënie në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori