Higuain: Ndeshja ndaj Romës s’e vendos titullin

Njerëzit e Rafa Benitez do të përballen me Romën në top formë të premtën e ardhshme (sot një javë) dhe Higuain është shprehur se derbi nuk do të jetë vendimtar ashtu siç thuhet.
“Është ende herët që të flasim ëpr titull. Për ne, ne nuk mendojmë për atë sfdië deri 72 orë para fillimit”.
“Natyrisht se është ndeshje e rëndësishme, ku do të mund të dërgojmë një sinjal të qartë, por as se si të jetë ndonjë gjë vendimtare. Sezoni është shumë i gjatë, nuk do të ketë asgjë ndikim kjo sfidë”, ka deklaruar Higuain.
Napoli, Roma dhe Juventusi janë të vetmet skuadra në Serie A që nuk kanë disfata këtë sezon. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/10/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































