Hidhet shorti për Kupën e Kosovës, dy ndeshje të forta në këtë fazë të garave


Në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës është tërhequr shorti për Kupën e Kosovës.
Në të 1/32 e finales do të kenë ndeshje mjaft interesante dhe të forta, ku do të kemi përballje të ekipeve pretende për titullin e kampionit të ligës elitare të Kosovës.
Drenica do të jetë mikpritëse e skuadrës që po kalon nëpër super formë, Prishtinës, e cila nesër do të takohet me liderin, Feronikeli.
Në anën tjetër, në Mitrovicë do të takohen dy skuadrat e forta të IPKO Superligës së Kosovë, ku Trepça '89 do të takohet me Llapin.
Liria në këtë fazë të garës do të luajë me skuadrën e Lugut të Baranit.
Duelet tjera janë:
KEK-u - Flamurtari
Bashkimi - Vëllaznimi
Sharri - Gjilani
Minatori - 2-Korriku
Istogu - R.Sadiku
Drenasi - Ballkani
Kika - Vushtrria
Dukagjini - Arberia
Vitia - Drita
Vllaznia P - Besa
Ferizaji -Vëllazria Zh
F.Kosova -Onix
Trepca - Feronikeli. /Telegrafi/






































