Është hedhur shorti për 1/16 e finales në Ligën e Evropës.

32 skuadrat e mbetura në garë për Ligën e Evropës kanë mësuar kundërshtarët që do të përballen në 1/16 e finales.


Në vazon e parë ishin katër skuadrat që u eliminuan nga Liga e Kampionëve si dhe fituesit e grupeve në Ligën e Evropës:

Arsenal, Leverkusen, Benfica, Chelsea, Dinamo Zagreb, Dynamo Kyiv, Frankfurt, Genk, Inter, Napoli, Real Betis, RB Salzburg, Sevilla, Valencia, Villareal dhe Zenit.

Ndërkohë në vazon e dytë ishin skuadrat që përfunduan të dytat në grup por edhe katër skuadrat tjera që u eliminuan nga Liga e Kampionëve:

Bate Borisov, Celtic, Club Brugge, Fenerbahce, Galatasaray, Krasnodar, Lazio, Malmo, Olympiacos, Rapid Wiena, Rennes, Sporting Lisbona, Shakhtar Donetzk, Plzen, Slavia Praga, Zurich.

Interi pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve do të përballet me kampionin e shumëfishtë të Asutrisë, Rapidin e Vjenës.

Skuadra e shqiptarëve, Zurichu do të përballet me gjigantin italian Napoli. Chelsea që është skuadra favorite në Ligën e Evropës, do të përballet me ish-kundërshtarin e Dritës, ekipin suedez Malmo.

Lazio e Thomas Strakoshës, Valon Berishës e Riza Durmishit do të ketë punë tejet të vështirë me Sevillën.

Një tjetër skuadër e madhe në këtë garë, Arsenali do të ndeshet me Bate Borisov.

Të gjitha çiftet në Ligën e Evropës:

Plzen - Dinamo Zagreb

Club Brugge - RB Salzburg

Rapid  - Inter

Slavia Praga - Genk

Krasnodar - Bayer Leverkusen

Zurich - Napoli

Malmo - Chelsea

Shakhtar Donetzk - Frankfurt

Celtic - Valencia

Rennes - Real Betis

Olympiacos - Dynamo Kiev

Lazio - Sevilla

Fenerbahce - Zenit

Sporting Lisbona - Villareal

Bate Borisov - Arsenal

Galatasaray - Benfica

/Telegrafi/

telegrafi sport app