LAJMI I FUNDIT:

Hidhen dyshime për manipulimin e rezultatit të testit PCR të Novak Djokovic

Hidhen dyshime për manipulimin e rezultatit të testit PCR të Novak Djokovic
(Foto: Getty/BBC/der Spiegel)

Novak Djokovic kishte pohuar se ka rezultuar pozitiv me coronavirus më 16 dhjetor, mirëpo rezultatet digjitale të testimit thonë ndryshe. Kjo dhe një deklaratë e dyshuar e rreme mund të krijojnë probleme të reja me vizën e tenistit në Australi.

Një test për coronavirus me numër 7371999 duhej të siguronte hyrjen pa probleme të serbit në Australi. Ky test pozitiv është argumenti më i rëndësishëm që ka paraqitur tenisti i pavaksinuar se pse duhet të lejohet të hyjë në vend, pavarësisht rregullave të rrepta të hyrjes, për të luajtur në Australian Open që fillon më 17 janar.


Testi PCR është kryer në orën 13:05 më 16 dhjetor dhe shtatë orë më vonë është kthyer rezultati pozitiv. Kështu së paku është treguar në dokumentacionin nga Instituti i Shëndetit Publik i Sërbisë, të cilin avokatët e Djokovic e kanë prezantuar në gjykatë.

Të hënën, në orën 13:19 (CET) (Foto: Screenshot/pcr.euprava.gov.rs/der Spiegel)

Mirëpo, një vështrim më i afërt i testit të pretenduar pozitiv PCR, veçanërisht versioni i tij digjital, ngre dyshime. Të dhënat digjitale sugjerojnë se rezultatet e testit nuk janë nga data 16 dhjetor. Në rezultatet digjitale është një vulë kohore për datën 26 dhjetor në orën 14:21, raporton Der Spiegel.

Qeveria e Australisë nis hetime për deklaratën e rreme të Djokovic
Lexo po ashtu Qeveria e Australisë nis hetime për deklaratën e rreme të Djokovic

Vulat e tilla kohore zakonisht prodhohen automatikisht nga sistemet e testimit të coronavirusit, duke shënuar kur testet individuale futen në bazën e të dhënave përkatëse. Kjo zakonisht ndodh vetëm disa minuta pasi rezultati i testit bëhet i disponueshëm. Një mundësi tjetër mund të jetë që vulat kohore të krijohen kur personi i testuar i shkarkon rezultatet nga serveri.

Të hënën, në orën 14:33 (CET) (Foto: Screenshot/pcr.euprava.gov.rs/der Spiegel)

Avokatët e Djokovicit paraqitën gjithashtu një test të dytë negativ si pjesë e procedurave të imigracionit të yllit të tenisit. Ky test me sa duket kishte për qëllim të vërtetonte se Djokovic që atëherë ishte shëruar nga COVID-19. Sipas dokumentacionit të paraqitur, është nga pasditja e 22 dhjetorit – dhe koha e këtij testi konfirmohet nga vula kohore digjitale.

Rezultatet e testit përfshijnë gjithashtu kodet QR dhe kur Der Spiegel skanoi kodin QR për testin nga 16 dhjetori, gjërat u bënë të çuditshme. Në orën 13:19, të hënën (CET), rezultati nga skanimi është “rezultati i testit negativ”. Një rezultat i tillë do të kishte shkatërruar rastin e Djokovicit për të hyrë në Australi. Megjithatë, rreth një orë më vonë, në orën 14:33, të hënën, një skanim i dytë i kodit QR dha një rezultat tjetër: “Rezultati i testit pozitiv”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori