LAJMI I FUNDIT:

Heynckes refuzon ftesën e Bayern Munich

Heynckes refuzon ftesën e Bayern Munich

Ish-trajneri i tripletës tek Bayern Munichu, Jupp Heynckes, ka refuzuar ftesën e bërë nga Pep Guardiola i cili ka kërkuar praninë e tij në festën që do të organizojë për titullin rekord për bavarezët.

Bayerni fitoi në fundjavë Bundesligas për herë të katërt radhazi në histori si kurrë nuk kishte bërë ekip tjetër më parë në Gjermani.


Guardiola pas suksesit në Ingolstadt deklaronte se suksesi i tij duhet ndarë me Heynckes që nisi rrugën e suksesit të Bayernit.

Mirëpo Heynckes me elegancë ka shmangur ftesën e Pepit.

“Faleminderit për ftesën, por punën më të vështirë e bëri Pep. Unë fitova vetëm njërin nga katër trofetë. Dhe jo vetëm për trofetë, por se kjo është lamtumira e tij. Kjo është një arritje e madhe për të”.

“Jam shumë, shumë i kënaqur me fjalët e tij. Me Pepin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Ne shpesh kemi ndarë mendimet”, ka thënë Heynckes për mediat gjermane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Premier League
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Kalo në kategori