LAJMI I FUNDIT:

Heynckes falënderon Ancelottin për titullin e fituar nga Bayerni në Bundesliga

Heynckes falënderon Ancelottin për titullin e fituar nga Bayerni në Bundesliga
Jupp Heynckes (Foto: Bayern Munich/Twitter)

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka falënderuar paraardhësin e tij Carlo Ancelotti për “përfshirjen” e tij këtë sezon pasi klubi bavarez ka vulosur titullin e Bundesligës me një fitore 4-1 në Augsburg.

Ancelotti u shkarkua nga posti i trajnerit te Bayerni në fund të shtatorit pas një disfate 3-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.


Bayerni mposht Augsburgun dhe fiton titullin e gjashtë radhazi në Bundesligë
Lexo po ashtu Bayerni mposht Augsburgun dhe fiton titullin e gjashtë radhazi në Bundesligë

Trajneri italian thuhet se humbi mbështetjen e disa lojtarëve kryesorë, me Thomas Muller dhe Arjen Robben midis atyre që flisnin kundër tij në publik.

Heynckes u instalua përfundimisht si zëvendësim i Ancelottit në fillim të tetorit dhe Bayerni nuk është kthyer prapa që prej asaj kohe, duke fituar vazhdimisht në Bundesliga, por edhe Ligën e Kampionëve.

Mediumi gjerman zbulon emrat e pesë futbollistëve që ‘shkarkuan’ Ancelottin
Lexo po ashtu Mediumi gjerman zbulon emrat e pesë futbollistëve që ‘shkarkuan’ Ancelottin

Me fitoren e fundit sot (e shtunë) në Augsburg, Bayerni ka marrë një kryesim prej 20 pikësh në tabelë dhe konfirmon titullin e gjashtë radhazi në Bundesliga.

Festa e Bayernit pas titullit të fituar (Foto: Bayern Munich/Twitter)

Por, Heynckes, edhe pse ishte më meritori, ai pranoi edhe kontributin e Ancelottit në skuadrën e tij në fillim të sezonit.

Jupp Heynckes (Foto: Bayern Munich/Twitter)

“Dua të dërgoj përshëndetje të veçanta në Itali për Carlo Ancelotti për përfshirjen e tij në këtë dhe ta përgëzoj për këtë titull”, ka thënë fillimisht Heynckes për Sky.

“Unë mendoj se ai është një trajner i madh dhe një person i madh”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori