Kapiteni i Meksikës, Guillermo Ochoa, do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Salernitana gjatë kësaj jave, para transferimit si lojtar i lirë – bën të ditur Sky Sport Italia.
Kontrata e 38-vjeçarit me Club America skadon më 31 dhjetor, ashtu që ai do të jetë futbollist i lirë.
Salernitana ka nevojë për një portier, duke qenë se gardiani kryesor, Luigi Sepe, ka pësuar një lëndim që do ta lë jashtë fushe gjatë janarit.
(Foto: Instagram/yosoy8a)
Ochoa pritet t’i kryejë ekzaminimet mjekësore të enjten dhe pastaj do të nënshkruajë deri në fund të sezonit.
Kjo do të jetë hera e parë që portieri me përvojë do të luajë në Serie A, pasi tashmë ka luajtur në Ligue 1 (121 paraqitje) dhe La Liga (49 paraqitje).
Salernitana kthehet në aksion më 4 janar në një ndeshje në shtëpi përballë kampionit në fuqi, Milan. /Telegrafi/
Guillermo #Ochoa, capitano del #Messico negli ultimi Mondiali in Qatar, è il nuovo portiere della #Salernitana. Contratto fino a giugno. L'arrivo è previsto per giovedì @SkySport
— Luca Cilli (@Luca_Cilli) December 20, 2022