LAJMI I FUNDIT:

Henry Maske: Klitschko do të pensionohet pas duelit ndaj Joshuas

Henry Maske: Klitschko do të pensionohet pas duelit ndaj Joshuas

Ish-kampioni i botës, Henry Maske, ka deklaruar se karriera e Wladimir Klitschkos do të marrë fund pas duelit që zhvillohet sonte mbrëma (e shtunë) ndaj Anthony Joshuas.

Boksieri legjendar 52 vjeçar nga Gjermania ka deklaruar për Bild se Klitschko nuk do të jetë më prezent në boksin botëror pas duelit sonte mbrëma, shkruan Telegrafi.


Mediat në Gjermani: Dueli i jetës për Klitschkon
Lexo po ashtu Mediat në Gjermani: Dueli i jetës për Klitschkon

Këtë ai e parashikon edhe në rast se Klitschko fiton, teksa patjetër se do të ndodhë në rast se ai pëson humbje.

“Një skenë më e madhe për një pensionim nuk mund ta dëshirojë një boksier”, theksoi mes tjerash Maske.

Klitschko përballet me Joshuan nga ora 23:00 në tentim për të rikthyer titujt e tij në kategorinë e rëndë të boksit botëror. /Telegrafi/