LAJMI I FUNDIT:

Henry ëndërron postin e trajnerit të Arsenalit

Henry ëndërron postin e trajnerit të Arsenalit

Thierry Henry dëshiron të konsiderohet për pozitën e menaxherit të Arsenalit kur Arsene Wenger të largohet, duke e quajtur postin e trajneri si “ëndërr”.

Arsenali humbi nga Manchester City me rezultat të thellë 3-0 në finalen e Carabao Cup.


Kjo humbje ka dëshpëruar shumë tifozët e Topçinjve, pasi në këtë sezon skuadra e tyre nuk është duke luajtur as në Ligën e Kampionëve dhe rrezikon të mos kualifikohet edhe këtë vit.

Wenger rrezikon vendin e punës nëse nuk e dërgon Arsenalin në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Wenger rrezikon vendin e punës nëse nuk e dërgon Arsenalin në Ligën e Kampionëve

Shumë tifozë të klubit londinez fajin ia lënë trajnerit të tyre, Wenger, të cilin e duan jashtë skuadrës pas 22 viteve në krye dhe pozitën e tij është legjenda e klubit, Henry, ai i cili e ëndërron.

Arsenali nuk ka fituar titullin e Ligës Premier që nga koha e artë me Henry në sulm (Getty Images)

“Do të ishte një ëndërr për mua”, ka thënë fillimisht Henry për mediumin anglez Sky Sports.

“Jeni i interesuar [në punë]..? Po, kush nuk do të ishte?”, shtoi ai.

Arsenali synon Dembelen, Wenger dëshiron ta bëjë "Henry i ri"
Lexo po ashtu Arsenali synon Dembelen, Wenger dëshiron ta bëjë "Henry i ri"

“Por, unë nuk mund të flas për këtë, për shkak të respektit që kam për njeriun në krye dhe punën time që po bëj me Belgjikën tani”, përfundoi francezi.

Ndryshe, legjenda franceze momentalisht është duke punuar si ndihmës-trajner i Roberto Martinezit te Kombëtarja e Belgjikës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori