LAJMI I FUNDIT:

Hendboll, ndeshje të shumta në mesjavë

Hendboll, ndeshje të shumta në mesjavë
(Foto: kosovahandball.info)

Garat e hendbollit vazhdojnë menjëherë të martën, të mërkurën e të enjten, kur zhvillohen ndeshje të shumta.

Në Superligën e Kosovës në konkurrencë të meshkujve luhen tri ndeshje të xhiros së pestë. Për shkak të grumbullimit të Përfaqësueses më 29 tetor, skuadrat që kanë lojtarë të përfshirë i luajnë ndeshjet këtë mesjavë.


Të martën janë takimet Vushtrria – Prishtina (20:00) e Besa Famgas – Prizreni (17:00). Ndërkohë të mërkurën nga ora 19:00 takohen Zhegra e Kastrioti.

Në mesjavë luhen edhe ndeshje të raundit preliminar të Kupës së Kosovës. Të mërkurën është ndeshja Trepça – Samadrexha, që fillon në ora 18:00. Vushtrria e KEK-u luajnë të enjten nga ora 20:00, kurse të enjten prej orës 19:00 takohen Drenica e Dukagjini.

Ndeshja Zhegra – Drita luhet më 4 apo 5 nëntor. Të enjten është edhe ndeshja e mbetur e javës së parë të Superligës së hendbollisteve në mes të Dritës dhe Istogut, që fillon në ora 17:30.

Te femrat të mërkurën janë tri ndeshje të raundit preliminar të Kupës: Jusuf Gërvalla – Deçani (13:00), CLICK – Prizreni (13:00), Kastrioti – Ulpiana (17:00). Të enjten është edhe ndeshja e javës së dytë të Ligës së Parë të meshkujve në mes të Rahovecit dhe Istogut (19:30).

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori