LAJMI I FUNDIT:

Help organizon takime informuese për vetëpunësim

Help organizon takime informuese për vetëpunësim

Organizata joqeveritare gjermane “Help” – Kosovo njofton se, në kuadër të Programit të Trajnimit për Vetë-Punësim, organizon takime informuese në Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit.

Programi i Trajnimit për Vetë-Punësim synon të nxisë aftësitë e punësimit dhe ndërmarrësisë të të rinjve të margjinalizuar në komunat: Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit. Programi do t’u ofrojë trajnime për shkathtësitë e biznesit rreth 200 të rinjve nga këto komuna, ndërsa, pas përfundimit, 32 propozimeve më të mira të biznesit të paraqitura nga të rinjtë e trajnuar do t’u jepen grante të vogla për t’i filluar bizneset e tyre.


Ky projekt financohet nga USAID EMPOËER Sektori Privat në partneritet me Agjensinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe implementohet nga HELP-Kosovo. Komunat do t’i bashkëfinancojnë aktivitetet që do të zhvillohen në secilën komunë.

Kush mund të aplikojë

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë (18-35 vjeç) nga komunat: Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Hani i Elezit. Në secilën komunë do të përzgjidhen nga 50 persona për të ndjekur një trajnim 5-ditor në biznes. Vetëm ata që përzgjidhen për trajnime mund të aplikojnë për grant në formë të pajisjeve për biznesin e tyre ekzistues apo të ri start-up.

Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj ose të shkarkohen/ Download nëpërmjet web faqes së Help në linkun: http://www.help-kosovo.org// ose në web faqen zyrtare të Komunës suaj.

Dorëzimi i aplikacioneve

Pas përfundimit të takimit informues, kandidatët e interesuar për aplikim mund të marrin udhëzuesin për aplikim si dhe format e aplikimit. Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në komunë.

Afati i fundit për aplikim është data 12 Tetor 2018 ora 16:00. /Telegrafi/