LAJMI I FUNDIT:

Heiko Herrlich: Mehmedi mund të bëjë edhe më tepër

Heiko Herrlich: Mehmedi mund të bëjë edhe më tepër

Admir Mehmedi ka pasur paraqitje të mira gjatë fazës parapërgatitore me Bayer Leverkusenin.

Kështu ka pohuar trajneri i skuadrës gjermane, Heiko Herrlich, i cili ka theksuar se Mehmedi mund të japë edhe më shumë nga vetja.


“Nuk isha i lumtur me paraqitjet në fillim. Tani ai është duke shënuar gola, por ende ka vend për përmirësime. Ai mund të bëjë shumë më tepër”, ka thënë Herrlich për “Kicker”.

Sulmuesi anësor gjatë dy vjetëve te farmaceutikët ka shënuar pesë gola në 45 paraqitje në Bundesliga.

Ai gjatë këtij afati kalimtar u kërkua kryesisht prej skuadrave të ligës elitare italiane. /Telegrafi/