LAJMI I FUNDIT:

Hearn: Wilder nuk do ta shikojë Joshuan në New York, pasi nuk e dëshiron përballjen

Hearn: Wilder nuk do ta shikojë Joshuan në New York, pasi nuk e dëshiron përballjen

Deontay Wilder nuk do të jetë në New York për ta shikuar Anthony Joshuan duke u përballur me Andy Ruiz, pasi nuk ka interesim që të përballet me britanikun – ka bërë të ditur Eddie Hearn.

Amerikani 33-vjeçar ka disa muaj që është duke e kërkuar përballjen me AJ, mirëpo një gjë e tillë sipas promotorit të këtij të fundit nuk do të ndodhë.

Wilder ditë më parë e mposhti për më pak se dy minuta Dominic Breazealen, duke arritur kështu që ta mbrojë titullin WBC në peshat e rënda. Por, sipas promotorit Hearn, amerikani nuk do të jetë në meçin e Joshuas, pasi nuk dëshiron të boksojë me të.

“Unë mendoj se Deontay Wilder nuk do të jetë i pranishëm në meçin e Joshuas me Ruizin, pasi ai nuk dëshiron të përballet me të apo e di se nuk do t’i vije mundësia, do të jetë një presion i madh mbi të”, ka thënë promoteri i boksierit britanik.

“Nëse ai vjen aty, ne do të vendosim për meçin e radhës, mediat do të jenë aty dhe tifozët do të jenë aty për të parë të vërtetën”

“Unë shpresoj që ai vjen. Çfarë mund të themi më shumë. Ne dëshirojmë të përballemi, ne nuk mund ta bëjmë më të qartë”, ka shtuar më tej Hearn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori