LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Zgjedhjet brenda LDK-së, në maj të 2019-ës (Video)

Haziri: Zgjedhjet brenda LDK-së, në maj të 2019-ës (Video)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë intervistës për Telegrafin, ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.

Haziri ka thënë se e kanë një marrëveshje brenda LDK-së që deri në maj të 2019-ës, askush mos të shpalos kandidaturat për kryetar të LDK-së.

“Kemi pajtueshmëri të brendshme që deri në maj të vitit 2019 mos me pas zgjedhje në LDK, marrëveshja është që deri në maj mos me pas kandidatura”, u shpreh Haziri.

Ai më tej tha se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë ndryshime të mëdha në lidership dhe udhëheqje të LDK-së.

Duke folur rreth kandidaturës së tij, Haziri tha se do ta respektojë marrëveshjen e bërë brenda LDK-së, mirëpo nuk e mohon kandidaturën e tij për të parin e LDK-së.

“… natyrisht që emri im është lakuar në disa raste dhe normalisht që unë do të jem”, tha ai.

Haziri shtoi se në LDK nuk do të ndodhin më ato problemet që kanë ndodhur në vitin 2006.

“E kemi kaluar krizën politike ka qenë gabim kardinal thyerja e brendshme në 2006. Ai çmim është paguar. Në LDK nuk ndodhin më çështje të tilla dhe LDK ka me dalë më e unifikuar sepse ne mbetemi parti e shpresës për këtë vend”, tha Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori