LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Vjosa do të jetë kryeministre që qeverisë me ligj e kushtetutë e jo me klane

Haziri: Vjosa do të jetë kryeministre që qeverisë me ligj e kushtetutë e jo me klane

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë të premten gjatë një tubimi me të rinjtë e Gjilanit, se kandidatja e kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmani do të shënojë fitore historike në zgjedhjet e 6 tetorit, për tu bërë zonja e shtetit të Kosovës që qeveriset me ligj e kushtetutë, e jo me klane.

“LDK kësaj radhe ka vendosur me unanimitet të madh me i dhanë mbështetjen e plotë Vjosës për kryeministre, sepse kjo mbështetje ka me e bë kryeministre dhe kundërshtarët kanë me na pa ëndërr. Mbajeni mend ata që po mendojnë dhe ata që po donë me e nxjerr Vjosën si kryeministre që nuk është zonjë e shtëpisë unë ju them nga Gjilani se ka ardhur koha që zonja e shtëpisë të bëhet zonja e shtetit”, ka thënë Haziri, në tubimin ku e pranishme ishte edhe kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani.


Ai ka thënë se Osmani do të veprojë me pavarësi të plotë ndërsa ka dërguar mesazh për ata që deri tani ishin në qeveri.

“Le të bahen burrat e fortë gati me e pastru deskun e qeverisë, tavolinat e tyre dhe t’i lëshojnë zyrat se Vjosa do bëhet zonje e shtetit dhe do të vendosë me autorizime kushtetuese e ligjore, e jo me sms, telefona, me ndikime e me klane, sepse kjo nuk është kulturë e Vjosës as e LDK-së. Vjosa do të vendosë plotësisht e pavarur, sepse LDK-ja ia ka dhanë mandatin më 3 gusht e pas saj Kushtetutën dhe ligjet në dorë. Nuk i ka dhanë shkop e mjetet tjera. I ka dhanë instrumentet e shtetit me i udhëheq në mënyrë të pavarur pa ju përzier askush, askund dhe për asgjë”, ka thënë Haziri.

Në trend

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori