LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Partitë tjera funksionojnë “herë unë, herë baci”, ka ardhur koha që Vjosa Osmani të bëhet zonja e shtetit

Haziri: Partitë tjera funksionojnë “herë unë, herë baci”, ka ardhur koha që Vjosa Osmani të bëhet zonja e shtetit

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është edhe kryetar i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në nivel nacional, ka marrë pjesë  në hapjen zyrtare të zyrës së nën-shtabit të lagjes Dardania II në Gjilan.

Gjatë bashkëbisedimit me militantët e LDK-së, partitë tjera i ka quajtur parti të kushërinjve, duke thënë se funksionimi i tyre është “herë unë, herë baci”.


“Veç krahasojeni listën e LDK-së me të partive tjera. Janë emra të njëjtë. Funksionojnë me logjikën ‘herë unë, herë baci’, nuk i ndërrojnë. Janë parti të kushërinjve. I kanë largu do emra, por mbiemrat i kanë të njëjtë. Por, ky unitet i joni është përnjëmend dhe do të jemi vazhdimisht në terren për ta rritur masivitetin. Ka ardhur koha që zonja e shtëpisë të bëhet zonja e shtetit. Ka ardhë koha e Vjosa Osmanit”, ka thënë Haziri.

Ndërkohë, kryetari i shtabit atje, Florim Maloku, theksoi para të pranishmëve se po punojnë natë e ditë që, jo vetëm të triumfoj LDK, por triumfi të jetë me rritje masive të mbështetjes.

Fjalë falënderimi për mbështetjen e kryetarit Haziri dhe të strukturave të Dardania II, patën edhe kandidatët për deputet, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani e Faton Bislimi, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori