eksperti ad

Eden Hazard ka pasur një sezon debutues te Real Madridi të goditur nga lëndimet, gjë që ka çuar belgun të pranojë se nuk ka qenë ashtu siç donte.

Lëndimi i tij i fundit në këmbë kundër Levantes më 22 shkurt, kërkoi operacion dhe mendohej se e kishte përjashtuar atë në mënyrë efektive për pjesën tjetër të sezonit para pushimit të zbatuar nga coronavirusi.


Megjithatë, Hazard po mendon vetëm për sezonin 2020/21, pasi sipas tij ky sezon ka qenë i keq.

“Sezoni im i parë në Madrid ka qenë i keq nga të gjitha gjërat”, ka thënë fillimisht Hazard në një intervistë për RTBF.

“Ka qenë një sezon i adaptimit. Do të gjykohem në sezonin e dytë”.

hazard

“Varet nga unë që të jem në gjendje të mirë vitin tjetër”.

“Grupi është i mirë; ka qenë një përvojë e shkëlqyer për mua. Më mbeten akoma katër vjet në kontratën time”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

telegrafi sport app