LAJMI I FUNDIT:

Hazard prej më të mirëve, por mund të përmirësohet thotë Sarri

Hazard prej më të mirëve, por mund të përmirësohet thotë Sarri

Eden Hazard është prej lojtarëve më të mirë në Evropë, por mund të shtojë më shumë gola në lojën e tij për të rivalizuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon beson trajeri i Chelseat, Maurizio Sarri.

Hazard është lidhur me një kalim te Real Madridi që të zëvëndësojë Ronaldon pasi superylli portugez u largua nga kryeqyteti spanjoll për t’iu bashkuar kampionëve të Serie A në një marrëveshje me vlerë 112 milionë euro.


Sarri është i bindur se Hazard do të qëndrojë te Chelsea, pasi klubi londinez e ka vështirë të gjejë zëvëndësimin sepse afati kalimtar në Angli ka përfunduar.

“Hazardi, teknikisht, është një prej më të mirëve në Evropë për momentin. Ai duhet të punojë më shumë në aspektin fizik”.

“Varet shumë nga pozicionimi i tij në fushë. Në pesë vitet e fundit, Cristiano ka luajtur si sulmues. Messi është si një sulmues, Eden Hazard si anësor. Eden mund të përmirësohet”.

“Ne po flasim për një prej lojtarëve më të rëndësishëm në Eropë, por ai mund të përmirësohet. Ai mund të bëhet i pari. Varet prej tij. Më i miri për teknikë, më i miri për shënime, por unë mendoj se varet prej tij. Në mendjen e tij”.

“Chelsea është prej klubeve më të mëdha në Evropë. Mendoj se një klub i madh nuk e shet lojtarin në një moment pa mundësi të zëvëndësimit të një lojtari të të njëjtit nivel”.

“Herën e parë kur bisedova me të e kuptova se do të qëndrojë. Isha i brengosur 20 ditë për të ardhmen e tij, jo më shumë”, deklaroi Sarri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori