LAJMI I FUNDIT:

Hazard gati për rikthimin në La Liga, belgu pritet të luajë titullar në fundjavë

Hazard gati për rikthimin në La Liga, belgu pritet të luajë titullar në fundjavë

Ylli i Real Madrid, Eden Hazard do të paraqitet në ndeshjen e tij të parë të sezonit në La Liga, pasi skuadra e tij pret Huescan këtë fundjavë.

Hazard nuk është paraqitur për ekipin e Zinedine Zidane që nga dalja e tyre nga gara me Manchester Cityn më 7 gusht para se të paraqitej si një zëvendësues i vonshëm në barazimin 2-2 të së mërkurës në Borussia Monchengladbach.


Ai tani është në stërvitje të plotë dhe do të paraqitet në përplasjen e kësaj fundjave në La Liga, me gazetën Marca që thekson se si ai mund të luajë edhe si titullar në krahun e sulmit.

Zidane më në fund ka treshen e sulmit që ai e mendonte: Hazard-Benzema-Asensio, pritet t’i udhëheqin Los Blancos në të ardhmen
Lexo po ashtu Zidane më në fund ka treshen e sulmit që ai e mendonte: Hazard-Benzema-Asensio, pritet t’i udhëheqin Los Blancos në të ardhmen

Gazeta Marca gjithashtu theksoi se si ai kishte të ngjarë të paraqitej së bashku me Karim Benzema dhe Marco Asensio për herë të parë për Los Blancos këtë sezon.

Hazard shënoi vetëm një gol në 22 paraqitje në sezonin e tij debutues në Spanjë, megjithëse Reali përfundoi duke fituar titullin e tyre të ligës.

Reprezentuesi belg pësoi një frakturë në fibulën e tij të djathtë distale gjatë humbjes 1-0 në La Liga në Levante në muajin shkurt – vetëm një javë pasi u kthye nga një pushim i ngjashëm tre-mujor, duke përmbledhur një sezon të vështirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori