LAJMI I FUNDIT:

Hazard, Bale, Pogba – këto janë 10 transferimet që mund të kushtojnë mbi 100 milionë euro këtë verë

Hazard, Bale, Pogba – këto janë 10 transferimet që mund të kushtojnë mbi 100 milionë euro këtë verë

Eden Hazard, Gareth Bale, Paul Pogba dhe Antoine Griezmann janë emrat e nxehtë të verës që po vije dhe mund ta arrijnë shifrën e nëntë numrave. 

Janë disa klube të mëdha që po përgatiten të përforcohen në verë me Real Madridin, Manchester Unitedin, Bayern Munichun, por edhe Juventusin e Barcelonën, që mund të paguajnë shumë.


Në të vërtetë, një numër i madh i klubeve pritet të thyejnë rekordet e tyre të transferimit gjatë një sezoni, ku pritet ta tejkalojnë edhe shifrën e 100 milionë eurove.

Eden Hazard

Eden Hazard i Chelseat është objektivi kryesor i verës për Real Madridin, të cilët janë të gatshëm të paguajnë rreth 100 milionë euro për sulmuesin.

Gareth Bale

Koha e Gareth Bale në Madrid është duke përfunduar, me Los Blancos që po kërkojnë një klub që ta blejë uellsianin.

Bale mund të kthehet në Angli për një tarifë më të lartë se shifra e paguar nga Madrid.

Paul Pogba

Një lojtar shumë i admiruar nga Zinedine Zidane, Pogba është një objektiv madhor i verës për Madridin.

Te United e vlerësojnë francezin me 150 milionë euro.

Christian Eriksen

Eriksen është një lojtar tjetër që pëlqehet nga Madridi. Siç është zbuluar nga AS, klubi i LaLiga ka një marrëveshje verbale me lojtarin.

Spurs aktualisht e vlerësojnë Eriksenin 100 milionë euro.

Isco

Isco mund të largohet nga Real Madridi dhe jo pak klube e duan në radhët e tyre.

Juventusi dhe PSG e pëlqejnë shumë spanjollin, që ka çmim rreth 100 milionë euro.

Antoine Griezmann

Pas njoftimit të vendimit të tij për të qëndruar në Atlético Madrid, këtë verë gjërat kanë ndryshuar për Antoine Griezmann.

Klauzola e lirimit të tij në Atlético aktualisht qëndron 200 milionë euro, por, në verë bie në 120 milionë euro.

Philippe Coutinho

Ardhja e Griezmann në Barça do ta mbi popullonte sulmin dhe Philippe Coutinho shihet si emri kyç që mund të largohet.

Chelsean janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për ta rikthyer atë në Angli, por edhe PSG dhe Juve po mbajnë shënime.

Paulo Dybala

Paulo Dybala nuk po kalon një periudhë prej më të mirave në Torino.  Ai nuk i ka marrëdhëniet e mira me trajnerin e Juventusit,  Max Allegri.

United janë të interesuar për sulmuesin dhe po përgatiten të ofrojnë mbi 100 milion euro.

Jadon Sancho dhe Joao Felix

Jadon Sancho i Borussia Dortmundit dhe Joao Félix i Benficës janë raste të ngjashme: dy lojtarë të cilët janë në mesin e të rinjve më të lakmuar në Evropë.

United po ndjek e ndjek Sanchon, i cili vlerësohet nga Dortmundi 115 milionë euro, ndërsa Madridi dhe Barça gjithashtu nuk janë dorëzuar.

Benfica në anën tjetër dëshiron që Félix të qëndrojë në Lisbonë edhe për një vit.

Edhe ky mund të shitet nëse vije një ofertë prej 120 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori