LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Rreth dy mijë punëtorë të sistemit të drejtësisë janë në grevë

Haxhiu: Rreth dy mijë punëtorë të sistemit të drejtësisë janë në grevë

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë sot se rreth 2 mijë punëtorë të sistemit të drejtësisë janë në grevë për shkak të pagave të vogla.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është e papranueshme që shërbyesit civil në sistemin e drejtësisë (të cilat janë të mbingarkuar me punë) të marrin 300 deri në 350 pagë, ashtu siç është e papranueshme që kirurgu të paguhet vetëm 600 euro.


Lexoni të plotë postimin e Haxhiut në Facebook:

“Rreth 2 mijë punëtorë (shërbyes civil) që punojnë në sistemin e drejtësisë janë në grevë për shkak të pagave të vogla. Kërkesa e tyre është ngritja e pagave dhe rregullimi i statusit të tyre. Vendimet e paligjshme të Qeverisë Haradinaj për ngritjen e pagave për vete në 100%, kanë ngjallur shumë reagime dhe pakënaqësi tek punëtorët dhe jo vetëm tek administrata gjyqësore. Kjo kërkesë e punëtorëve është e drejtë dhe shumë legjitime. Është e papranueshme që shërbyesit civil në sistemin e drejtësisë (të cilat janë të mbingarkuar me punë) të marrin 300 deri në 350 pagë, ashtu siç është e papranueshme që kirurgu të paguhet vetëm 600 euro, infermieri vetëm 340, mësuesi vetëm 450 euro, apo zjarrfikësi 350 euro, ashtu siç është e papranueshme që shteti të mos ofrojë mirëqenie për kategoritë sociale. /Telegrafi/