LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Rekrutimi i noterëve është bërë për nevoja partiake të PDK-së

Haxhiu: Rekrutimi i noterëve është bërë për nevoja partiake të PDK-së

Rekrutimi i noterëve të rinj ka përplasur deputetët e Komisionit për Legjislacion me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri.

Ky i fundit ka deklaruar se i gjithë procesi ka shkuar në rregull. Ai bëri të ditur se numri i përgjithshëm që i janë nënshtruar testimit është 600.

“Numri i përgjithshëm që iu kanë nënshtruar testit të noterisë ka qenë 600. Sot është afati i fundit për ankesa. Numri final do të jetë 175 që e kanë kaluar provimin. Sa i përket provimit kam kërkuar që detyra të përgatitet dy orë para provimit. Kam kërkuar që të ketë masa të sigurisë së madhe që të mos dëmtohet një proces të tillë. Të gjitha këto konkurse kanë qenë publike. Për tri grupe janë përgatitur 3 pyetje”, tha ai.

Kryetarja e këtij komisioni Albulena Haxhiu, ka deklaruar se i gjithë procesi është i kompromentuar dhe është bërë për nevoja partiake të PDK-së.

“Këtë proces e keni bërë për nevoja partiake”, tha ajo.

Ndërkohë  Tahirj bëri të ditur se kanë 8 raste që janë paraqitur të konfliktit të interesit, por që ai tha se janë shmangur.

“Janë paraqitur 8 konflikte të interesit. Dhe sipas raportimit këto raste. 8 njerëz e kanë paraqitur konfliktin e interesit, qoftë lidhje familjare, apo që kanë punuar bashkë. Kjo mbetet në përgjegjësinë e gjithsecilit. Përgjegjësia është e gjithsecilit prej tyre. Unë kam kërkuar konform ligjit dhe të shmangen këto raste. Normalisht që nuk e cenon se është shmangur në momentin kur ata janë pyetur. Detyrat kanë qenë me kode”, tha ai.

Deputetët kanë kërkuar përgjigje se si është e mundur që shumica e personave që kanë kaluar provimin janë të afërt me PDK, gjë që ministri e ka mohuar. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori