Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deklaratat e qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Sipas saj, deklaratat e zyrtarëve qeveritarë kanë vetëm një qëllim – të ngrisin vigjilencën, llogaridhënien, profesionalizimin, meritokracinë dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë.
Këto deklarata Haxhiu i ka bërë të mërkurën në një tryezë diskutimi ku u publikua raporti lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (SSL).
“Sa i përket çështjes së të asaj që thuhet në raport se deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë janë ndërhyrje në drejtësi, Gzimi tha se është qartazi ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, unë them qartazi nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, është shprehur ministrja.
“Nuk ka asnjë rast që thërrasim prokurorë e gjyqtarë në telefon për të ndërhyrë në një lëndë që gjyqtari apo prokurori t’i hapë sytë në ndonjë rast apo t’i mbyll në një tjetër. Kjo nuk ndodh në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk mund të heshtim kur shohim ta zëmë që për raste të njëjta diku është dënimi më i madh diku është më i vogël. Për rastet e krimeve të luftës, për rastet e dhunës në familje e krimit të organizuar nuk ka dënime siç parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251