LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Amnistimi i krimeve të luftës është krim për së dyti ndaj dëshmorëve të kombit

Haxhiu: Amnistimi i krimeve të luftës është krim për së dyti ndaj dëshmorëve të kombit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pretendon se deklaratat e gazetarit Baton Haxhiu dhe nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri, kanë zbuluar se çfarë marrëveshje e pret Kosovën në bisedimet me Serbinë.

“Javën që shkoi patëm disa deklarata tejet skandaloze dhe kriminale që tentojnë të përgatisin substratin e një marrëveshje të dëmshme me Serbinë thelbi i së cilës është ndarja e Kosovës. Për pozicionin dhe mënyrën e negociimit foli nënkryetari i LDK-së Haziri, duke treguar që më shumë se mbrojtje e kanë ofertë për Serbinë çështjen e kufijve, në anën tjetër kishim deklaratën e Baton Haxhiut, i cili përpos që para gjithë shqiptarëve na i shiti si të pavlera krimet e Serbisë në Kosovë foli edhe për ‘ridefinimin e veriut”, thotë Haxhiu.


Haxhiu ndër të tjera se deklaratat e Hazirit dhe Haxhiut, flasin për qartë për PLAN-in që po i përgatisin Kosovës, mirëpo sipas Haxhiut kjo gjë ka përfunduar njëherë e mirë.

“Të dyja këto deklarata flasin qartë për PLAN-in që po i përgatisin Kosovës këta që aktualisht janë duke bërë përpjekje antikushtetuese për të formuar një qeveri jolegjitime. ”Gazetari” Haxhiu që për disa muaj na u zhdukë nga skena menjëherë na u paraqitë në media për të na treguar mbi ujditë e fundit me Serbinë. Pra, ky që së bashku me Presidentin para pak kohësh flisnin për ”një korrigjim të lehtë të kufijve” e ”dhuratën e Rankoviqit”, tash paska dalë me një emër të ri për idenë e vjetër të copëtimit të Republikës së Kosovës nën titullin ”ridefinim i veriut”, shprehet ministrja në detyrë.

Sipas saj, deklarata e Baton Haxhiut se është e panevojshme të kërkohet dënimi i krimeve të luftës është krim për së dyti ndaj dëshmorëve të kombit.

“Këta siç duket ujdinë e gatshme duan ta sjellin në Kosovë, por kjo gjë ka përfunduar njëherë e mirë. Protesta e 29 shtatorit 2018 ”Një Popull s’i nënshtrohet një Njeriu” dhe zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar janë shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve të këtij vendi. Ndërkaq deklarata e Baton Haxhiut se është e panevojshme të kërkohet dënimi i krimeve të luftës është krim për së dyti ndaj dëshmorëve të kombit, mbi 12 mijë të vrarëve, 1641 të pagjeturve, 20 mijë grave të dhunuara e familjarëve të tyre të cilët ende kërkojnë drejtësi”

“Nuk do t’i lejojmë këta që tentojnë të shtyejnë përpara pazare e projekte të rrezikshme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori