LAJMI I FUNDIT:

Harta tronditëse e aleatit të Putinit: Medvedev zbuloi se me kë Rusia dëshiron ta copëtojë Ukrainën

Harta tronditëse e aleatit të Putinit: Medvedev zbuloi se me kë Rusia dëshiron ta copëtojë Ukrainën

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit ka bërë një sërë kërcënimesh të rrezikshme dhe të çmendura që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Mirëpo, duket se me postimin e fundit në Telegram, në të cilin prezantoi vizionin për dukjen e Evropës pas luftës, ka tejkaluar veten.


Gjegjësisht, në hartën që ai publikoi, territori i Ukrainës përbëhet vetëm nga Kievi dhe rrethinat e tij, ndërsa pjesa tjetër e territorit është e ndarë ndërmjet Rusisë, Polonisë dhe Rumanisë.

Natyrisht, më së shumti do të fitonte Rusia, e cila do të merrte të gjithë anën lindore të Ukrainës deri në Kiev, si dhe të gjitha portet e rëndësishme të Detit të Zi.

Mbetet e paqartë se si Rusia mund t’i sjellë Rumaninë dhe Poloninë “në anën e saj”, duke pasur parasysh se të dyja vendet janë anëtare të aleancës së NATO-s, e cila ka një qëndrim të qartë kur bëhet fjalë për pushtimin.

Meqë ra fjala, ky nuk është kërcënimi i parë i tillë nga Medvedev, i cili pak ditë më parë tha se Ukraina mund të zhduket nga harta botërore si pasojë e zhvillimeve të ngjarjeve.

“Pas grushtit të shtetit në 2014, Ukraina humbi pavarësinë e saj dhe ra nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perëndimit koket dhe filloi të besonte se NATO do të garantonte sigurinë e saj. Si rezultat i të gjitha ngjarjeve aktuale, Ukraina mund të humbasë atë që ka mbetur nga sovraniteti i saj shtetëror dhe të zhduket nga harta botërore”, ka shkruar aleati i Vladimir Putinit, Medvedev. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori