LAJMI I FUNDIT:

Harry Styles pranon se ndjehej i turpëruar të fliste për jetën e tij seksuale

Harry Styles pranon se ndjehej i turpëruar të fliste për jetën e tij seksuale

Harry Styles nuk i pëlqente njerëzit që dinin për jetën e tij seksuale gjatë ditëve të tij në “One Direction”.

“Për një kohë të gjatë, m’u duk sikur e vetmja gjë që ishte e imja ishte jeta ime seksuale”, tha për “Better Homes and Gardens” 28 – vjeçari.

“U ndjeva shumë i turpëruar për këtë, i turpëruar nga ideja që njerëzit e dinin që unë po bëja seks, e lëre më me kë”, shtoi tutje ai.

Foto: Getty

“Por unë mendoj se arrita në një vend ku thash: ‘Pse ndihem i turpëruar, në jam një burrë 26 vjeçar  që është beqar, dhe po bëj seks”, ka deklaruar artisti i njohur britanik.

Ikona e stilit, i cili është në lidhje me aktoren Olivia Wilde për më shumë se një vit, tha gjithashtu për median se ai nuk ka në plan të diskutojë publikisht orientimin e tij seksual – diçka që fansat e kanë spekuluar prej vitesh.

Foto: ‘Better Homes & Gardens’

“Unë kam qenë vërtet i hapur për këtë me miqtë e mi, por kjo është përvoja ime personale, është e imja”, tha ai.

“E gjithë çështja se ku duhet të shkojmë, që është drejt pranimit të të gjithëve dhe të qenit më të hapur, është se nuk ka rëndësi, dhe ka të bëjë me të mos etiketoni gjithçka, të mos keni nevojë të sqaroni se cilat kuti po kontrolloni”, tha ndër tjera krijuesi i hiti “As It Was”.

Foto: Getty Images

Këngëtari i “Watermelon Sugar” ndezi për herë të parë thashethemet për lidhjen me Wilde, 38 vjeçare, në janar 2021 pasi ata u fotografuan së bashku në dasmën e agjentit të tij.

Të gjitha lajmet nga Harry Styles
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harry Styles

Së fundmi, Wilde u pa duke kërcyer në turmë gjatë festivalit të “Coachella”, ndërsa i dashuri i saj ishte ndër performuesit kryesor.

Foto: Getty

Gjatë kohës së tij në “One Direction”, ai ishte i lidhur edhe me yjet si Caroline Flack, Taylor Swift, Nicole Scherzinger dhe Kendall Jenner. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori