LAJMI I FUNDIT:

Harry Styles fotografohet gjysmë i zhveshur, teksa tenton të iu ikë fansave

Harry Styles fotografohet gjysmë i zhveshur, teksa tenton të iu ikë fansave

Një mori fansash u grumbulluan jashtë për të parë një paraqitje të shkurtër të ish-vokalistit të “One Direction”. 

Por Harry Styles u përpoq të dilte me shpejtësi për tu futur në një automjet të drejtuar nga shoferi i tij, pas koncertit “Love On Tour” në Los Angeles.


Ylli i muzikës ishte pa këmishë, i veshur vetëm me një palë pantallona të gjelbra dhe mbuloi gojën dhe hundën me një maskë të zezë për fytyrën, ndërsa u nis për në makinën që po e priste.

Foto: Backgrid

Harry u filmua nga një grup paparacësh teksa hynte drejtpërdrejt nga skena  e koncertit për në makinë, shkruan DailyMail.

Pasi hyri, këngëtari vendosi një bluzë mbi kokë dhe u qetësua pas performancës së tij të jashtëzakonshme në turne.

Foto: Backgrid

Kjo vjen pasi Harry njoftoi se shpreson në suksesin e markës së tij të re të bukurisë, të titulluar “Pleasing”, ku një komplete i produkteve të manikyr kushton 65 dollarë.

Ylli së fundmi ka bërë një deklaratë stili teksa ka pozuar për kopertinën e  numrit të dimrit të revistës “Dazed” me një sërë fustanesh të shkëlqyeshëm dhe një palë këpucë me taka.

Foto: Backgrid

Megjithatë, ai këmbënguli se ai ‘nuk e sheh veten si një ikonë stili’, pavarësisht se i ka thyer kufijtë në modë duke u shfaqur si ylli i parë mashkull në kopertinën e “US Vogue” që ka veshur një fustan.

“Është qesharake sepse nuk e mendoj veten në atë mënyrë, si një ikonë stili… por bashkimi i njerëzve është gjëja për të cilën jam më krenar”, ishte shprehur Harry.

Foto: Getty Images

Artisti britanik aktualisht po zhvillon koncerte në Amerikë, në kuadër të turneut të tij botëror “Love On Tour”. /Telegrafi/