LAJMI I FUNDIT:

Harrojeni një moment CR7 – Bernardeschi ishte i pandalshëm, një prej më meritorëve të kualifikimit

Harrojeni një moment CR7 – Bernardeschi ishte i pandalshëm, një prej më meritorëve të kualifikimit
Foto: Puglia/Getty Images/Guliver

Ai pati nevojë për një ndeshje të madhe që ta tregojë veten – dhe për këtë zgjodhi ndeshjen më të madhe të sezonit për ekipin e tij, Juventusin.

Federico Bernardeschi e ka shpaguar besimin e Massimiliano Allegrit dhe ka treguar pse Paulo Dybala po e ngrohë stolin.


Ylli italian ishte i pandalshëm për 90 minuta sa luajti në sfidën ndaj Atleticos, duke vrapuar sa në njërin krah, as në tjetrin.

Vetëm në pjesën e parë ai ishte tepër agresiv në sulm duke regjistruar personalisht katër goditje, sa e tërë skuadra e Atleticos.

Bernardeschi ishte i pandalshëm, Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

Më tej, ai u përkujdes për asistimin në golin e parë të Cristiano Ronaldos, duke gjetur superyllin portugez në formë të përkryer në zonë.

Pranë rezultatit 2-0, Juventusi kishte nevojë edhe për një gol dhe Bernardeschi ishte aty për të bërë heroin.

Duke shfrytëzuar një top në mesfushë, ai filloi një solo depërtim të pabesueshëm, duke tejkaluar sikur të mos ishte asgjë të sapo inkuadruarin Angel Correa, për të hyrë në mes të zonës, e duke shtyrë këtë të fundit që të shkaktojë ndërhyrje në të.

Madhështore ishte forma si e nxorri penaltinë Bernardeschi, por e çuditshme ishte shpejtësia dhe fuqia e tij ndaj një të sapo inkuadruari duke e bërë atë të duket inferior.

Këtë penalti e konvertoi në gol Cristiano Ronaldo në minutën e 85-të.

Federico Bernardeschi e shpagoi besimin e trajnerit në të dhe shfaqi paraqitjen më të madhe në karrierën e tij, duke i dhënë sinjal serioz Pualo Dybalas se largimin e ka në horizont.

Ronaldo ishte madhështor – as që diskutohet, por meritor për rikthimin dhe për golat e Ronaldos ishte paraqitja e madhe e Bernardeschit, pa të cilin nuk do të mund të realizohej ky rikthim i pabesueshëm.

Statistikat e Bernardeschit:
90 minuta
1 asistim
1 penalti e fituar
5 goditje
1 pasim kyç
25 pasime
80% saktësi në pasime
3/4 krosime të sakta
1 ndërhyrje
1 aksion i ndërprerë
3 driblime
59 prekje

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori