LAJMI I FUNDIT:

Harmonia e madhe te Liverpooli: Mane ndërpret deklaratën e shokut të skuadrës për ta uruar për lojën e mirë që bëri

Harmonia e madhe te Liverpooli: Mane ndërpret deklaratën e shokut të skuadrës për ta uruar për lojën e mirë që bëri

Një nga atutë më të mëdha të Jurgen Klopp është atmosfera dhe harmonia e shkëlqyer te Liverpooli në dhomat e zhveshjes dhe këtë e tregoi edhe Sadio Mane në momentet kur Luis Diaz ishte duke dhënë një deklaratë pas fitores ndaj Benficës.

Liverpool mbrëmë ka festuar me rezultat 3-1 në mysafir ndaj Benficas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke bërë një hap të madh për të kaluar në mesin e katër skuadrave më të mira në Evropë.


Heroi i takimit ishte Luis Diaz. Futbollisti kolumbian mbërriti në Liverpool gjatë dimrit dhe menjëherë gjeti vend në formacionin kryesor të The Reds.

Mbrëmë ai shënoi një gol dhe dha një asistim, duke u shpallur “Lojtari më i mirë i ndeshjes” sipas statistikave të UEFA-s.

Për shkak të paraqitjes së tij të shkëlqyer, ai iu drejtua gazetarëve të DAZN pas ndeshjes, por jo gjithçka shkoi siç ishte planifikuar. Për këtë duhet të falënderojë shokun e skuadrës, Sadio Mane.

Senegalezi i njohur u fut në mes të intervistës kur Diaz po jepte deklaratë dhe e ndërpreu.

Ai nuk mundi të pers, ndaj e përqafoi emocionalisht kolegun e ri nga sulmi i Liverpoolit dhe iu drejtua me disa fjalë.

Mane dhe Diaz bashkëvepruan shkëlqyeshëm mbrëmjen e djeshme në dy golat e Liverpoolit dhe treguan se do të jenë një tandem ideal të kombinuar edhe me Mohamed Salah.

Liverpooli me këtë skuadër po kërkon historinë, pasi është në garë edhe për tre trofe të tjerë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Fatkeqësia e Camavingas në festën e Real Madridit për titull - Rudiger nuk ndalet së qeshuri

Fatkeqësia e Camavingas në festën e Real Madridit për titull - Rudiger nuk ndalet së qeshuri

La Liga
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Reagimi i ashpër e Antonys ndaj Ten Hagut kur ia ndërroi pozicionin - trajneri holandez ka humbur kontrollin mbi lojtarët

Reagimi i ashpër e Antonys ndaj Ten Hagut kur ia ndërroi pozicionin - trajneri holandez ka humbur kontrollin mbi lojtarët

Premier League
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Jo vetëm Juventus dhe Napoli, një tjetër top klub futet në garë për Edon Zhegrovën

Jo vetëm Juventus dhe Napoli, një tjetër top klub futet në garë për Edon Zhegrovën

Ligue 1
Kalo në kategori