LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj- xhudistëve: Do t’i marrim përsipër obligimet tona ndaj juve

Haradinaj- xhudistëve: Do t’i marrim përsipër obligimet tona ndaj juve

Kosova ka shumë vajza e djem të suksesshëm që po na bëjnë krenarë kudo në botë.

Xhudistët tanë kanë arritur kulmin me medalje botërore dhe evropiane. Ju me talentin tuaj dhe punën e palodhshme, e ngritët flamurin e Kosovës në nivelet më të larta botërore të sportit dhe për këtë iu jemi mirënjohës përjetë, siç do t’i marrim përsipër edhe obligimet tona si shtet karshi juve.


Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj në takim me kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës,  Agron Kuka, trajnerin e xhudos Driton Kuka dhe ekipin e xhudistëve, të përbërë nga Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Distria Krasniqi.

Kryeministri Haradinaj në emër të Qeverisë së Kosovës e ka përgëzuar ekipin kosovarë të xhudos për arritjet e shumta, duke thënë se janë shembulli më i mirë për të rinjtë tjerë se si duhet të punohet dhe të afirmohet vendi.

“Ju jeni gjenerata e artë e vendit dhe normë olimpike. Përkrahja për ju duhet të jetë e pakursyer dhe ne si Qeveri do të angazhohemi që krahas infrastrukturës ligjore për të cilën kemi punuar, të avancojmë edhe në infrastrukturën teknike që ju të keni kushte më të mira për të ushtruar”, kështu ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Ekipi i xhudistëve kosovarë e kanë njoftuar Kryeministrin Haradinaj për të gjitha sukseset e xhudistëve të Kosovës, duke thënë se ky ka qenë viti më i suksesshëm për ekipin e tyre, duke i fituar 21 medalje në garat e shumta ndërkombëtare dhe kanë kërkuar nga Qeveria mbështetje institucionale për përmirësimin e kushteve të punës, për të cilën kërkesë kanë marrë mbështetjen e Kryeministrit Haradinaj për mbështetje konkrete në këtë drejtim.

Kryeministri Haradinaj tha se është për admirim puna që po bënë ekipi i trajnerit Kuka, duke theksuar se institucionet e vendit duhet që të krijojnë kushte dhe hapësirën e duhur, në mënyrë që të rinjtë tanë mund të përfshihen më shumë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore. /KP/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori