LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Takimi i sotëm me partnerët e koalicionit nuk ishte i lehtë

Haradinaj: Takimi i sotëm me partnerët e koalicionit nuk ishte i lehtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot është diskutuar komplet rreth temës së dialogut dhe nuk është biseduar për zgjedhjen e presidentit.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se takimi ishte për procesin e dialogut dhe formatin e tij.


“Takimi nuk ishte i lehtë por vërtet kishte ballafaqime të sinqerta…Nuk erdhëm te tema e presidentit pasi për rreth 2 orë folëm për takimin e Amerikës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se disa tema që po rikthehen mua më kanë shkaktuar shqetësime.

“Dëshira ime ishte që kryeministri Hoti në një moment të adresonte kërkesën për njohje në Shtëpinë e Bardhë”.

Haradinaj thotë se personalisht nuk beson se në Shtëpinë e Bardh do të diskutohen vetëm çështjet ekonomike.

“Pjesa kryesore e takimit në SHBA do të fokusohet te tema e njohjes” , ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori