LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj reagoi për miratimin e Pagës minimale: Sot në Kuvend është rikthyer Rrahman Morina

Haradinaj reagoi për miratimin e Pagës minimale: Sot në Kuvend është rikthyer Rrahman Morina

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një konference ka reaguar për miratimin në parim të Projektligjit për Pagën Minimale, në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj tha se sot në Kuvend është rikthyer Rrahman Morina, si dhe votimin e këtij projektligji e quajti “Fitore e UDB-shave”.


“Sot është një ditë e çuditshme në Kosovë…Jam i bindur që edhe Rrahman Morina ja kishte marrë lakmi Glauk Konjufcës sot dhe Albin Kurtit, ku kanë mbërri. Sot kemi pa një fitore të UDB- ashave”, ka thënë kryetari i AAK-së.

Haradinaj po ashtu theksoi se ky projektligj u miratua me përkrahjen e Listës serbe.

“Me përkrahjen e  Listës Serbe u miratua një Projektligj që i përjashton kategorinë e UÇK-në nga Ligji i Pagës minimale. Sot jemi dëshmitar që në parlamentin e Kosovës është ri-kthyer Rrahman Morina, UDB-ja dhe serbët. Shpreh mospajtimin tim me këtë që ka ndodhur sot. Ne kemi kërkuar që në këtë projektligj të përfshihen veteranët, jo të ketë ndonjë rritje por të paktën të përfshihen”, ka thënë Haradinaj”, tha ai.

Ai gjithashtu uroi komunat e Kosovës për “Ditët e Çlirimit”. /Telegrafi/