LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj prezanton raportin gjatë qeverisjes së tij dy vjeçare, thotë se ka pasur rritje të numrit të punësuarve

Haradinaj prezanton raportin gjatë qeverisjes së tij dy vjeçare, thotë se ka pasur rritje të numrit të punësuarve

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për “Qeverisjen Haradinaj II”.

Haradinaj ka prezantuar raportin e punës gjatë dy viteve.


“Qeveria e kaluar ka miratuar 140 projektligje, 70 akte nënligjore, 256 akte nënligjore të nxjerrë nga ministrat, 29 projektligje me ndikim të drejtpërdrejt për zhvillim ekonomik, 18 vendime për kredi ndërkombëtare, 15 vendime për zona ekonomike, 42 vendime me ndikime financiare për ekonominë, 10 dokumente zhvillimore, 22 marrëveshje ndërkombëtare, 4 vendime në sferën e energjisë, 41 koncept dokumente të rëndësishme”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, ai ka thënë se edhe buxheti për 2019 ishte më i lartë se ai i vitit të kaluar.

“Është miratuar buxheti për vitin 2019 mbi 2 miliard, pra 612 milion është më i madh së në 2017. Rritja e bruto bruto produktit vendor është rritur për 4.7 për qind. Investimet kapitale janë rritur 789 milionë euro. Po ashtu edhe numri i të punësuarve është rritur për 30 mijë e 648 apo 10 për qind”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se janë disa momente të veçanta si rasti i Trepçës, ushtria, Ligji për Paga, Ligji për Kryeqytetin ku efektet e tyre do të jenë të përjetshme si në zhvillim ekonomik dhe siguri./Telegrafi/