LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për vizitën e Kurtit në SHBA: Nuk po shihen të arriturat dhe sukseset e kësaj vizite

Haradinaj për vizitën e Kurtit në SHBA: Nuk po shihen të arriturat dhe sukseset e kësaj vizite

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po konsideron se tani është koha që Kosova të kalojë në ofensivë politike dhe diplomatike në procesin e dialogut për të arritur marrëveshjen me Serbinë.

Sipas tij, vazhdimi i dialogut teknik vetëm po i sjellë dëme Kosovës.

“Mendoj se është duke i sjell dëme vazhdimi i dialogut të teknikëve rreth ngjitësve të tabelave dhe stikersave. Është koha me kaluar në një ofensivë politike dhe diplomatike në dialog me e ngushtuar Serbinë, pra me vendos para aktit të kryer për marrjen e njohjes e kjo qasje e dialogut është e gabuar”, u shpreh kreu i AAK-së.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në SHBA ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit aktual, Albin Kurti i cili po vazhdon të qëndroj në Amerikë.

Haradinaj u shpreh se rezultatet e kësaj vizite të Kurtit nuk po i sheh.

“Mendoj se kam bërë punë të duhur atje, është tepër me rëndësi për Kosovës me u forcuar siguria, shteti ligjor, baza ekonomike e Kosovës por edhe miqësia me Amerikën, sepse na afron drejt NATO-së. Sa i përket komenteve për vizitën e kryeministrit po kursehem sepse nuk po i shoh të arriturat e kësaj vizite…..Kurti është ta quaj ashtu shumë shkurtpamës në ekonomi, ai ka ndërprerë të gjitha investimet kapitale në infrastrukturë, nuk mundesh me bo ekonomi pa infrastrukturë, parakusht që me ndodh ekonomia është infrastruktura për këtë arsye thash po kursehem për shkak se nuk po i shoh të arriturat nuk po e shoh suksesin e kohës që po e shfrytëzon atje”, tha ai.

Kosova javën e kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, këtë iniciativë Haradinaj e konsideron se është bërë në moment të duhur, derisa theksoi angazhimin e tij për këtë proces.

“Është bërë punë e gjatë në vazhdimësi, po është momenti i duhur se tanimë nuk është Rusia në Këshillin e Evropës me na penguar. Besoj shumë në ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë dhe ta realizojmë…është e arritur e gjithë Kosovës dhe e institucioneve, ka qenë një punë e madhe dhe e vazhdueshme dhe angazhohemi seriozisht që të arrihet”, theksoi ai.

Më 13 maj 2022 në Bruksel është zhvilluar një takim në nivel kryenegociatorësh, por përsëri nuk u arrit marrëveshje lidhur me targat e veturave./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori