0Shares

Dua Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime në ngjarjen kryesore muzikore botërore.

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve më prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.

Zeshkania ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke thënë se 23-vjeçarja dëshmoi edhe njëherë që me punë dhe talent, mund të arrihet çdo gjë në jetë.

“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar i pari i qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell ka pohuar se kjo është arritje e dy shteteve – Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Ambasadori britanik në Kosovë pas triumfit të Dua Lipës në "Grammy Awards": Sukses i dy shteteve tona Ambasadori britanik në Kosovë pas triumfit të Dua Lipës në "Grammy Awards": Sukses i dy shteteve tona

Ndryshe, Bebe Rexha ka qenë e nominuar në dy kategori të ndryshme, por që nuk arriti të rrëmbej ndonjë çmim prestigjioz. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)